Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Aktrimi në politikë nuk iu shërben të rinjve, koha të shoh prioritete të reja


Përpara nisjes së Konventës së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi dha një deklaratë për mediat.

E shoqëruar nga Endrit Braimllari dhe Elona Guri Kryemadhi tha se është në gladiatore në taka.

‘Unë nuk besoj tek fraksionet, besoj tek vërtetësia e secilit nga ne. Frakison nuk e bëj për shoë. Jam gladiatore me taka, nuk kam turp të vishem si grua, nuk jam burrë. Por beteja e Kryemadhit është një betejën që ka të bëjë me rritjen dhe përgatitjen e shumë figurave të reja. Ashtu si Erisa Xhixho është kandidate për zvpresidente, do të thotë se PL ka elementin civilizues, dhe kjo të mos kthehet në fasadë por të prodhojë vlera. Ajo çka dua të them është që aktrimi në politikë nuk iu shërben të rinjve dhe të reja mund të shërbej njerëzve momentalë’, tha Kryemadhi.

E pyetur më pas si ndihet që tashmë pas kaq shumë vitesh në politikë po lihet jashtë, ajo ndjen keqardhje.

‘Normal që ndjek keqardhje pasi nuk mund të fshish 30 vite me një vendim për shkak se ke zgjedhur të ndërtosh familje dhe jo përfitime. Për mua familja është e rëndësishme. Në 30 vjet jam investuar që në FRESSH. Jam një nga akademitë politike më të vjetra në Shqipëri. Ka ardhur koha që prioritetet e Kryemadhit janë Bora, Besi dhe Era. Në 30 vjet Monika ka qenë gladiatore në arenën e luftës, por do të shikoj prioritet të tjera. Kam mbushur 50 vjeç. Jeta është shumë e gjatë, çfarë sjell minuti nuk e sjell sekondi’, shtoi Kryemadhi.

Duket se tashmë Kryemadhi ka ndërruar prioritete kur ka mbi 30 vite në politikën aktive.

‘Ka ardhur koha që priorietet janë familja Bora, Besi dhe Era.‘- tha Kryemadhi.

E pyetur nga gazetarët pse nuk sfidoi Ilir Metën, Kryemadhi u përgjigj: “Po jua them dhe një herë. Pas 30 viteve ka ardhur koha që Monika nuk do të luftojë më e nuk do të bëjë më shfaqje, por Monika do të shikojë prioritetet e tjera”.

Në konventë priten më shumë se 900 delegatë dhe mbi 2000 të ftuar, mes të cilëve kryetarë të partive aleate, por deri rreth orës 10:00, salla ishte bosh.