Në Konventën e Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi se dy kompani izraelite të cilat punonin për Lulzim Bashën dhe për Edi Ramën, kanë punuar kundër LSI-së në zgjedhjet e kaluara.
‘Filloi me 9% LSI numërimet, kur u zgjova unë vajti 6%. E dinim që ishin dy kompani izraelite të cilat koordinonin bashkë kishin lidhje bashkë njëra për Lulin tjetra për Ramën të dyja kundër LSI-së. Çdo njeri ishte i identifikuar. Ata që nuk ishin blerë u bëheshin presion. Kam bërë gabim që kam fol vetëm me 2 deputetë, por duhet të kisha folur më të gjithë një më një. I thash Haxhinastos, që pse e dogje mandatin? Më tha mendova se ti ishe larguar. Por si morë jam larguar unë nga beteja. Me 4 mln shqiptarë plus. Me organizmin që sot fillon nga e para. Sot në darkë do të mblidhemi. Gjysma e partisë sot është në emigracion.’- tha Meta.