Partia e Lirisë do të mbajë ditën e sotme Konventën e Partisë.
Kryetari i saj aktual e ka quajtur rithemelim të partisë pasi në këtë konventë priten të merren vendime që do ndryshojnë strukturën organizative të saj.
Konventa do të mbahet në Pallatin e Kongreseve dhe do nisë punimet prej orës 10:00.
Dekori i zgjedhur nga organizatorët është kuq e zi.
Kryetari i PL, Meta, me bashkëpunëtorë të tij, ka ndjekur deri në orët e vona të së premtes, të gjitha përgatitjet që po bëheshin në sallën e Pallatit të Kongreseve ku do të mbahet takimi.
“Mirëmbrëma nga Pallati i Kongreseve!- përshëndeti Ilir Meta me një video ku shfaqej me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. – Nuk ka natë, ka vetëm ditë derisa Shqipëria të shohë dritë dhe të ketë diell për të gjithë shqiptarët!
Të dashur delegatë dhe të ftuar në Konventën tonë Kombëtare, të shtunë ju presim këtu në Pallatin e Kongreseve, në ora 10:00, ku do të miratojmë 5 prioritetet për 4 milion shqiptarë plus. Fitore për Lirinë e të gjithë shqiptarëve!”-deklaroi Meta.