Mbrëmjen e sotme një bombol gazi ka shpërthyer në Shkodër, ku si pasojë ka mbetur e lënduar një grua e cila tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Njoftimi:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:11, në lagjen Dergut, në banesën e shtetases A. M., ka shpërthyer një bombël gazi dhe për pasojë shtetasja A.M, ka pësuar dëmtime të lehta fizike jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.