Vendosni fjalën kyçe....

Basha takon shqiptarët në Milano: T’i japim Shqipërisë të ardhmen euroatlantike


Kreu i PD-së zyrtare Basha u takua me një grup shqiptarësh që jetojnë e punojnë në Milano të Italisë.

Ai tha se ka ardhur koha që atë që shqiptarët kanë ndërtuar jashtë vendit ta bëjnë edhe në Shqipëri.

Basha theksoi gjithashtu se vota e diasporës duhet bërë realitet dhe se PD-ja e kërkon me forcë këtë gjë dhe do e bëjë realitet.

“U nisët nga kriza që la pas komunizmi dhe erdhët në një vend që edhe ata që e flisnin gjuhën nuk e flisnin tamam. Nuk ndërtuat me mund nga zero një model pune, sakrifice, familje dhe komuniteti? Secili prej jush është një arsye që Shqipërisë jo vetëm nuk i mungojnë aftësitë për të ndërtuar dhe arritur standardet më të larta euroatlantike, por ka ardhur koha që atë që ndërtuat veç e veç ta ndërtojmë bashkë për t’i dhënë vendit të ardhmen që meriton. Cila është arsyeja që 3 palë zgjedhje parlamentare dhe 3 lokale, Rama premtoi votën e diasporës, edhe sot e ka premtim të parealizuar? Kanë frikë nga mendimi i europianëve shqiptarë që jetojnë në BE dhe SHBA dhe bëjnë gjithçka që qeveria e ardhshme të mos mbajë vulën e shqiptarëve më të emancipuar. Përballë kësaj qëndrojmë ne më një vetëdije që e vërteta ka nisur që në 2016”, tha ai.