Kryeministria Italiane Giorgia Meloni i ka dalë në mbrojtje kryeministrit shqiptar, pasi ky i fundit sulmoi mediat italiane për reportazhin e RAI 3 në lidhje me marrëvëshjen Shqipëri-Itali për emigrantët. Teksa shpalli kandidaturën e saj në zgjedhjet europiane të 8 dhe 9 qershorit, Meloni gjatë konventës në Pescara tha se arsyeja e vetme që u linçua Rama ishte se ndihmoi Italinë. Duke folur, Meloni theëksoi se në vend që Italia ta falenderonte Shqipërinë për marrëveshjen, gazetarët italianë e linçuan atë dhe e konsideruan si narko-shtet.
“Rama u linçua sepse ndihmoi kombin tonë” tha ajo sot gjatë konventës së Forza Italia në të cilën shpalli kandidaturën e saj në zgjedhjet europiane të 8 dhe 9 qershorit.
“Më ndihmoni t’i dërgojmë solidaritetin tonë Edi Ramës i cili u lincua vetëm se tentoi të ndihmonte kombin tonë” u tha ajo të pranishëmve.
Dhe gjatë reagimit të saj nuk mungoi as kritika ndaj emisionit “Aq më tepër që e prezantuat si Telemoni, apo jo, Telemeloni? tha Meloni me ironi duke hedhur poshtë akuzën opozitës por dhe të vetë gazetarëve të Rait se ka ndërhyrë në punën e tyre gazetareske.
Realizuan një emision për Shqipërinë në të cilin e portretizuan “si një narko-shtet” vijoi më tej.
Reportazhi i emisionit ‘Report’ në “Rai 3”, i publikuar mbrëmjen e 21 prillit ka bërë bujë në Itali dhe Shqipëri, pasi tha se marrëveshja për refugjatët mes Shqipërisë dhe Italisë është hartuar për interesa të errëta. Për realizimin e reportazhit, gazetari italian Giorgio Mottola ka vizituar edhe Shëngjinin ku do të ndërtohen edhe qendrat e pritjes së emigrantëve nga Italia. Sipas reportazhit, përmendet se personi kyç pas kësaj marrëveshje është Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, i konsideruar edhe si një ish-avokat të trafikantëve të drogës.
Video është marrë tek Report TV