Vendosni fjalën kyçe....

Ministri izraelit kërcënon të rrëzojë qeverinë nëse pranon armëpushimin në Gaza


Ministri i Financave i ekstremit të djathtë të Izraelit, Bezalel Smotrich kërcënoi të dielën se do rrëzojë qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanyahu nëse ai pranon një propozim egjiptian për një armëpushim në Gaza.

“Nëse vendosni të pranoni dhe anuloni urdhrin për pushtimin e Rafahut menjëherë dhe për të përfunduar misionin e shkatërrimit të Hamasit dhe rivendosjen e paqes për banorët e Izraelit jugor dhe të gjithë qytetarët e vendit dhe të ktheni vëllezërit dhe motrat tona të rrëmbyera, atëherë qeveria që ju drejtoni nuk do ketë të drejtë ekzistence”, tha Smotrich në një mesazh në X.

Ai e quajti pranimin e propozimit egjiptian për armëpushim si një “dorëzim poshtërues”.

Një delegacion egjiptian i inteligjencës zhvilloi bisedime me zyrtarë izraelitë të premten për të diskutuar një marrëveshje të propozuar për armëpushim në Rripin e Gazës.

Propozimi i ri përfshin gatishmërinë e Izraelit për të diskutuar “rivendosjen e qetësisë së qëndrueshme” në Gaza pas lirimit fillestar të pengjeve për arsye humanitare, thanë dy zyrtarë izraelitë për faqen e lajmeve Axios.

Hamasi konfirmoi të premten se mori një propozim të ri për armëpushim dhe do t’i përgjigjet së shpejti.

Grupi palestinez kërkon fundin e ofensivës brutale të Izraelit në Rripin e Gazës në këmbim të çdo marrëveshje pengjeje me Tel Avivin.

Në zgjedhjet e nëntorit 2022, Smotrich dhe ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë Itamar Ben-Gvir bashkuan forcat dhe garuan së bashku me një parti tjetër të ekstremit të djathtë, duke fituar 14 vende në Knesset.

Nëse Partia Zionizmi Fetar i Smotrich largohet nga koalicioni qeverisës, qeveria e krahut të djathtë të Netanyahut do varet nga Benny Gantz, kreu i Partisë së Unitetit Kombëtar të qendrës, për të qëndruar në pushtet.

Izraeli ka nisur një ofensivë brutale në Rripin e Gazës që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor, i cili vrau afro 1200 njerëz.

Më shumë se 34,400 palestinezë janë vrarë dhe mijëra të plagosur në mes të shkatërrimit në masë dhe mungesës së madhe të nevojave.