Vendosni fjalën kyçe....

Protesta masive në Tel Aviv për pengjet: Të shpallen zgjedhjet e reja dhe të ndalet lufta


Mijëra izraelitë mbajtën një protestë në kryeqytetin Tel Aviv, duke kërkuar lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza dhe duke bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme, njoftoi një media izraelite.

Autoriteti izraelit i transmetimit raportoi të shtunën se protestuesit u mblodhën në sheshin Kaplan, duke bërë thirrje për një marrëveshje shkëmbimi pengjesh me fraksionet palestineze në Gaza dhe për zgjedhje të parakohshme.

Sipas autoriteteve, në protesta morën pjesë edhe familje të pengjeve të mbajtura në Gaza, duke mbajtur fjalime para demonstruesve.

Demonstratat në Izrael janë intensifikuar pas një videoje të publikuar nga Brigada Qassam, ku shfaqen dy pengje izraelite që kërkojnë lirimin e tyre, duke deklaruar se ata po jetojnë në kushte të vështira mes bombardimeve izraelite

Në përgjigje të videos, familjet e pengjeve thanë në një deklaratë: “Izraeli duhet të zgjedhë midis (pushtimit) të Rafahut ose një marrëveshjeje (me Hamasin),” raportoi gazeta izraelite Yedioth Ahronoth, shkruajnë mediat e huaja.