Pesë ushtarë dhe tre civilë humbën jetën si pasojë e një aksidenti nga një helikopter i ushtrisë ekuadoriane i cili u rrëzua të premten, thanë forcat e armatosura, shkruajnë mediat e huaja.
“Helikopteri, i cili po transportonte ndihma humanitare për njerëzit e prekur nga përmbytjet, u rrëzua në orën 9:36 të mëngjesit”, tha ushtria ekuadoriane në një deklaratë.
“Ushtria ekuadoriane ka urdhëruar ngritjen e menjëhershme të një komiteti hetimor të aksidentit për të përcaktuar shkakun e këtij aksidenti fatkeq, i cili ka shkaktuar pikëllim për forcat e armatosura dhe ekuadorianët,” tha ai.