Bandat që trafikojnë njerëz janë zbuluar se i fshihnin emigrantët në bunkerët e braktisur nazist përpara se të rrezikonin jetën e tyre dukei hipur në gomone të mbipopulluara që kalonin Kanalin Anglez.
Zbulimi vjen pasi azilkërkuesit e mundshëm këmbëngulën se nuk do pengoheshin nga plani i Rishi Sunak për të ndaluar gomonet me emigrantë dhe për të deportuar drejt Ruandës emigrantët e paligjshëm.
Kryeministri shpreson të fillojë fluturimet e dëbimit në Ruandë brenda korrikut në një skemë shumë milionëshe që ai këmbëngul se do ndalojë njerëzit të hyjnë në mënyrë të paligjshme në Britani.
Megjithatë, bandat e kontrabandës së njerëzve duket se mbeten të shfrenuara përgjatë Kanalit dhe i janë drejtuar ish-bunkerëve nazistë të ndërtuar si pjesë e “Murit Atlantik” të supozuar të Hitlerit.
Ndërtimet ishin pjesë e përpjekjeve të diktatorit nazist për të parandaluar aleatët, përfshirë Britaninë, të pushtonin Francën e kontrolluar nga Gjermania përpara zbarkimit.