Një tornado e frikshme ka goditur provincën Guangdong të Kinës, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur 33.
Sipas autoriteteve vendase, 141 ndërtesa fabrike u dëmtuan dhe kokrrat e breshërit në madhësinë e topave të golfit u panë duke u përplasur në tokë në qytetin e Guangzhou.
Po kështu tornadoja u përplas në një rrjet sistemi elektrik duke çuar në shkreptima të forta.