Vendosni fjalën kyçe....

Lufta në Ukrainë, 4 të vrarë dhe 28 të plagosur nga sulmi me raketa në Odessa


Katër të vdekur dhe 28 të plagosur, përfshirë katër në gjendje të rëndë, është numri i deritanishëm i një sulmi raketor rus në Odesa, në jug të Ukrainës, sipas guvernatorit rajonal Oleh Kiper.

Siç shprehet guvernatori i rajonit ukrainas në postimin e tij në platformën Telegram, është konfirmuar vdekja e tre grave dhe një burri. Një grua shtatzënë dhe dy fëmijë janë në mesin e të plagosurve, shtoi ai.

Imazhet e publikuara në mediat sociale tregojnë një zjarr në Kështjellën Kivalov, një rezidencë në pronësi të ish-deputetit Serhii Kivalov, sipas faqes së lajmeve The New Voice of Ukraine. Radio dhe televizioni ukrainas raportoi më herët se Serhii Kivalov u plagos në sulmin e sotëm.