Vendosni fjalën kyçe....

Majko përplaset me Bardhit: SPAK ka futur në burg më shumë nga PS-ja por nuk e godasim


Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, dhe ai i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, janë përplasur në Kuvend në lidhje me sistemin e drejtësisë.

Majko tha se Partia Demokratike ende nuk është e qartë për qëndrimin që ka për SPAK, pasi një pjesë e saj e konsideron atë si organizatë kriminale, ndërsa pjesa tjetër beson në punën e tij.

Sipas Majko, lëvizja që PD po bën me strukturat e drejtësisë është një lëvizje anti-sistem.

Unë e kam dobësi reformën në drejtësi. Ajo që unë nuk e kuptoj kolegë është se nuk u desh as 10 minuta nga diskutimi i drejtuesi i grupit tuaj tek numri 2 i partisë tuaj për të kuptuar një diferencë shumë të rëndësishme. SPAK-u është SKAP apo është një strukturë e drejtësisë të cilës ne i referohemi për të goditur luftën kundër korrupsionit zoti Gazi? SKAP-i është organizatë kriminale, apo duhet përkrahur në luyftën e tij kundër korrupsionit? SKAPi është një histori korruptive mafioze apo është një strukturë që gëzon përkrahjen më të madhe nga partnerët tanë? Unë e përsëris edhe njëherë, do qëndroni brenda sistemit, do respekton institucionet, apo do dilni në rrugë për të bërë të ashtuquajturin revolucion? Bëjeni, por duhet të kuptoni se nëse sot rënkoni pse u tërhoqët nga zgjedhjet, ajo ishte një lëvizje anti-sistem. Edhe sot kjo që po bëni me strukturat e drejtësisë është një lëvizje anti-sistem. Të gjitha lëvizjet antisistem ju kanë nxjerrë nga sistemi. Sot në burgjet e Shqipërisë janë më shumë anëtarë të PS sesa nga krahu juaj. Asnjë nga ne nuk është ngritur të godasë drejtësinë. Ju keni vendosur të punoni jashtë sistemit, por jashtë sistemit nuk keni të ardhme”-deklaroi Majko.

Nga ana tjetër, Bardhi iu përgjigj duke thënë se “pyet kryeministrin tënd kur sulmoi për llogari të dy oligarkëve që kanë grabitur portin e Limionit SPAK si avokat i atyre dy bizneseve që kanë grabitur një pronë publike”.

Pyet kryeministrin tënd kur sulmoi për llogari të dy oligarkëve që kanë grabitur portin e Limionit SPAK si avokat i atyre dy bizneseve që kanë grabitur një pronë publike. Sa i takon që ne paskemi disfatë është një non sens logjik. Ju fshiheni dhe gishtin e drejtoni nga ne. Zgjohuni nga gjumi”-tha Bardhi.