Vendosni fjalën kyçe....

Petro Koçi dorëzon nismën në Kuvend: Kush përdhos simbolet kombëtare, t’i ndalohet emërimi në funksione publike


Deputeti socialist Petro Koçi, me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka propozuar atë që e konsideron “ligj kundër tradhtarëve”.

Koçi ka dorëzuar në Kuvend një nismë, që kush është dënuar për vepra penale që përdhosin simbolet kombëtare, duhet t’i ndalohet përjetësisht kandidimi në funksione publike.

 “Sapo depozitova nje projektligj i cili do ndaloje perjetesisht te kandidojne, te zgjidhen apo te emerohen ne funksione publike shtetas qe jane denuar per dhunim apo perdhosje te simboleve shteterore dhe kombetare.

Ligj kunder tradhetareve te kombit”, shkruan Koçi.