Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve që jetojnë jashtë ose shkojnë për të punuar jashtë në sektorin e turizmit, që të integrohen në punë në vendin tonë.
Rama tha se ky sektor ka nevojë për punonjës të kualifikuar dhe me hovin që ka marrë zhvillimi pagat do jenë shumë herë më të mira.
“Atyre që janë jashtë ose shkojnë jashtë për të punuar. Ca kërkoni atje, pse rrini atje. Sot të gjitha hotelet kanë vende të lira dhe kanë nevojë të madhe për punonjës të kualifikuar. Ju që jeni punonjës të kualifikuar pse e lini këtë boshllëk, ashtu sikundër u them të tjerëve. Ta provojnë të shkojnë të trokasin në dyert e hoteleve të turizmit dhe të shohin që ka për ta mundësi punësimi, por qe të jemi të vërtetë. Mundësia e punësimit në turizëm sot nuk është asgjë me mundësinë nesër pasnesër duke marrë parasysh se sa shumë investimesh janë në proces miratimesh nga kërkesat e sipërmarrje privatë në tiranë, vijën bregdetare edhe më gjerë kur vjen puna për agroturizmin apo hoteleri të nivelit të lartë. Të gjitha këto kanë nevoje për njerëz të kualifikuar. Do ketë pagat më të mira në rajon për punonjësit e kualifikuar në turizëm, se do ketë të ardhura shumë herë më shumë”, tha Rama.