Elisa Spiropali iu përgjigj akuzave në Parlament të deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka.
“Kam një problem se nuk e dëgjoj dot valëvitjen e flamujve të disfatave tuaja elektorale por edhe ato që thotë Flamuri më të svjerdhura edhe ato gënjeshtrat e opozitës dhe më të pavlera sa edhe vetë kusuri elektoral që do marrin.
Meqë përmende teatrin, dua të them se perdja e Makbethit të tij ka rënë.
Për ata që shohin me sytë e të tjerëve nuk shohin që shfaqja ka mbarur. Shekspiri ka një ngushëllim për ju Flamur; s’ka natë që s’ka të gdhirë sado qoftë e gjatë. Kështu që duroni”, tha Spiropali.