Vendosni fjalën kyçe....

Xhaçka reagon ndaj deputetes së PD: Do shumë guxim të flasësh broçkulla, të mirëpresim te bujtinat


Gjatë seancës parlamentare të ditës së sotme dy deputetet Sorina Koti nga PD dhe Olta Xhaçka nga PS, të dyja përfaqësuese nga rrethi i Korçës kanë shkëmbyer replika me njëra-tjetrën.

Ligjvënësja demokrate ishte e para e cila deklaroi se në qytetin e Kolonjës mbizotëron varfëria ekstreme, ndërsa drejtoi akuza ndaj Xhaçkës duke pyetur se çfarë ka bërë ajo për zonën.

Koti shtoi se deputetja socialiste dhe kryebashkiaku i Kolonjës përfitojnë nga ndërtimet private, ndërsa qytetarët nuk përfitojnë gjë.

Nga ana tjetër Xhaçka ka replikuar duke thënë se “do vërtet guxim të flasësh broçkulla”, ndërsa justifikoi ndërtimet dhe investimet me argumentin se ato nuk janë në dëm të qytetarëve të zonës.

Sipas saj Kolonja ka parë një rivitalizim si asnjë zonë tjetër, ndërsa në përfundim e ftoi Kotin duke thënë se është e mirëpritur në bujtinat e zonës.