Vendosni fjalën kyçe....

42 viktima në Kenia nga çarja e digës


Të paktën 42 persona humbën jetën pas një çarje të digës në Kenia për shkak të shirave të fortë dhe përmbytjeve, tha guvernatori i kontesë Nakuru, Susan Kihika, për agjencinë e lajmeve AFP të hënën.

Diga që u shpërtheu ndodhej afër qytetit të Mai Mahiu në qarkun Nakuru. Si pasojë e incidentit, shumë shtëpi janë shkatërruar dhe shumë rrugë janë bllokuar.

“Dyzet e dy të vdekur, është një vlerësim konservator. Ka akoma më shumë në baltë, po punojmë për rikuperimin e etyre”, tha Kihika.

Të hënën, zëdhënësi i qeverisë Isaac Maigua Mwaura deklaroi se incidenti ndodhi mes përmbytjeve të përhapura në vend, të cilat kanë marrë të paktën 103 jetë dhe mijëra të zhvendosur që nga marsi.

Afrika Lindore është rrënuar nga reshje thuajse të vazhdueshme në javët e fundit pasi dukuria El Nino ka përkeqësuar reshjet sezonale.

El Nino është një dukuri natyrore që krijon një efekt moti të ngjashëm domino në pjesë të ndryshme të botës. Në Afrikën Lindore, zakonisht shoqërohet me nivele të larta të reshjeve.