Ashtu si edhe në protestat e mëparshme të zhvilluara nga opozita para Bashkisë së Tiranës, Argita Malltezi, e bija e ish-kryeministrit Sali Berisha ka marrë pjesë edhe sot.
Malltezi, bashkëshorti dhe babai i së cilës janë nën arrest shtëpiak prej fundvitit të shkuar shfaqet teksa mban veshur një bluze përmes së cilës kërkohet lirimi i Sali Berishës.