Kreu i PD-së zyrtare, Lulzim Basha në një intervistë për Report TV iu përgjigj edhe sulmeve të Ilir Metës.
Basha tha se Meta nuk është në agjendën e tij politike dhe se nuk do ketë asnjë bashkëpunim në zgjedhjet e ardhshme me Partinë e Lirisë.
“Meta nuk është në agjendën time politike, këtë e kam thënë dhe ndoshta kjo e ka mërzitur. Nuk do pranoj bashkëpunim me LSI në zgjedhjet e ardhshme (gazetarja e korrigjon duke thënë PL. Ujku qimen e ndërron por zakonin nuk e harron. Meta është ai përfaqësues nga i cili pd kërkon të distancohet. Me PD ky fenomen i shëmtuar i 34 vjeçarit nuk ka më punë. Objektivi i PD është PS. Është keqqeverisja 11 vjeçare”, tha Basha.