Momenti tronditës që mbretëresha e bukurisë vritet në publik pasi ishte e lidhur me bosin e bandës ekuadoriane
Ish-Miss Ekuadori u ekzekutua dy ditë më parë brenda një restoranti në Quevedeo. Ajo u qëllua oër vdekje nga dyu persona të maskuar të cilët u futën brenda restorantit ndërkohë që ajo qëndronte në këmbë dhe po largohej bashkë me një person tjetër.
Pamjet tronditëse nha kamerat e sigurisë tregojnë mbretëreshën e bukurisë Landy Párraga Goyburo, 23 vjeç, duke biseduar me një burrë brenda një restoranti në Quevedo të dielën. Njëri nga personat e armatosur vrapon drejt saj dhe qëllon me armë, duke goditur Párraga-n edhe burrin me të cilin po fliste.
Personi i dytë i armatosur qëndron pranë derës për të ruajtur dhe pas ekzekutimit afrohet duke qëlluar edhe ai para se të dy të largohen me vrap.
Párraga, e cila përfaqësoi provincën e Los Rios në konkursin e Miss Ekuadorit 2022, kishte qenë në Quevedo për të marrë pjesë në një martesë të shtunën, raporton media lokake ‘Ecuavisa’.
Párraga, e cila ka më shumë se një milion ndjekës në llogaritë e saj të mediave sociale, si dhe linjën e saj të veshjeve sportive, u bë kryefjalë dhjetorin e kaluar kur emri i saj u përmend në një bisedë midis trafikantit të vrarë të drogës Leandro Norero dhe ekonomistes së tij, Helive Angulo.
Gjatë gjyqit të Angulo-s, prokurorët zbuluan se Norero i ishte lutur Angulo-s në një mesazh të vitit 2022 për të ndihmuar në mbajtjen të fshehtë të lidhjes së tij me mbretëreshën e bukurisë pasi ekonomistja tha se policia e kishte pyetur për marrëdhënien me të, sipas ‘Ecuavisa’.
Mafiozi Norero do vritej në burg vetëm gjashtë muaj pas burgosjes së tij.
Ndërsa financat e Párraga-s ishin nën hetim nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, ajo kurrë nuk u ndoq penalisht dhe nuk kishte bërë kurrë ndonjë koment publik për rastin ose lidhjen e saj me Norero-n dhe organizatën e tij.