Vendosni fjalën kyçe....

Hiqej si polic e u kërkonte punonjëseve të seksit deri në 2 mijë euro për të mos i arreatuar, pranga 27-vjeçarit


Një 27-vjeçar është arrestuar nga Agjencia e Mbikëyrjes Policore pasi akuzohet se u merrte lekë përmes mashtrimit e kanosjes shtetaseve të ndryshme kundrejt premtimit për të mos i arrestuar.

I riu me iniciale A.S. është ndaliuar pas një hetimit me metoda speciale, njofton AMP.

Ai hiqej në rrjetet sociale si punonjës policie dhe u kërkonte të rejave shuma deri në 2 mijë euro për të mos i arrestuar.  

Njoftimi

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), nga veprimet hetimore të kryera me metoda speciale të hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka arrestuar në flagrancë të shtetasit A. S., 27 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes, ose dhunës për dhënien e pasurisë ”. Nga kryerja e veprimeve hetimore procedurale, rezulton se ky shtetas, duke u prezantuar si punonjës policie dhe duke përdorur mjete identifikuese si ato të strukturave të ndryshme të Policisë së Shtetit, kontaktonte nëpërmjet rrjeteve sociale shtetase të ndryshme, ku me anë të shtrëngimit e kanosjes, iu kërkonte dhe merrte atyre vlera monetare që variojnë deri në 2 mijë euro, kundrejt premtimit për të mos i arrestuar.”