Vendosni fjalën kyçe....

Hodhën molotov para Bashkisë Tiranë, “detyrim paraqitjeje” për 2 protestuesit


Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e detyrim paraqitjes për dy protestuesit që morën pjesë në protestën e opozitës  para bashkisë së Tiranës.

Lulzim Nela dhe Ahmet Maja u liruan nga qelia e paraburgimit ku qëndronin prej së premtes.

Policia i kapi këta dy persona teksa po shkonin në protestën para bashkisë të premtes.

Ata u ndaluan pasi në dy protesta të mëparshme të zhvilluar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe Rithemelimi para bashkisë së Tiranës kanë hedhur lëndë plasëse në drejtim të godinës së bashkisë si dhe kanë kundërshtuar forcat e rendit.

Gjithashtu për ta është vënë dhe masa e ndalimit të pjesëmarrjes në protesta e tubime. Ndërsa detyrimi për tu paraqitur për Majën dhe Nelën është një herë në muaj.