Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi: Protestat do mbyllen vetëm me dorëheqjen e Veliajt


 

Anëtari i Kryesisë së PD-së të Rithemelimit, Belind Këlliçi në një deklaratë për Neës24 nga protesta që po mbahet para bashkisë së Tiranës tha se tubimet do të vijojnë.

Ai u shpreh se protestat e nisura disa javë më parë do të përmbyllen vetëm me dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ka 8 muaj që kam depozituar dokumenta për inceneratorin e Tiranës në SPAK. Vetëm sot pas presionit SPAK u kujtua të marrë një bandit që është kapur në flagrancë për ta marrë në pyetje Një njeri që në mënyrën më absurde, u mor  orë në pyetje doli pa turp dhe tha takova kolegët e mi dhe pata një bisedë mes kolegësh. Nuk e di nëse të shesësh shokët e ti çosh në burg për të shpëtuar veten quhesh bashkëpunëtor. Ky individ ka vjedhur 132 mln euro me inceneratorin, mbi 60 për biznesin e dherave dhe 30 mln me bandën e tij 5D. Ne do të jemi këtu sërish, do vijojmë protestat. Është e pafalshme që të mbahet një hajdut i tillë në zyrën e kryebashkiakut. Fundi i protestave do të jetë dorëheqja e Erion Veliajt”, deklaroi Këlliçi.