Për më shumë se 8 orë (09:00 – 17:00) Kryebashkiaku Erion Veliaj qëndroi në SPAK ku u paraqit lidhur me hetimet që SPAK po kryen për inceneratorin e Tiranës.
Në dalje tha për gazetarët se kishte shkuar në cilësinë e bashkëpunëtorit dhe kishte dhënë të gjitha shpjegimet e duhura.
SPAK institucion serioz, investim përsëmbari. Isha këtu si bashkëpunëtor. Patëm ezaurim total për cështjen e inceneratorit” u tha Veliaj gazetarëve që po prisnin para prokurorisë së Posaçme.
Ai lajmëroi se do të dorëzojë të gjitha informacionet lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës
Gjatë intervistës dhënë të dielëmn për Report Tv Veliaj paralajmëroi se do paraqitet në SPAK dhe do të dorëzojë të gjitha informacionet lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës.
Veliaj shoqërohet nga drejtori i PR, Aurel Borici dhe nga Alban Dokushi drejtori juridik.
Për inceneratorin e Tiranës është caktuar masë arresti në burg për Alqi Bllakon, Taulant Tushën, Namik Simirxhiun, Bledar Karolin dhe Lefter Kokën. Ndërsa në ‘arrest shtëpie’ janë 7 të tjerë, konkretisht Etleva Kondi, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Kopliku, Silena Toma, Pëllumb Abeshi dhe Jetmir Llapaj. Të akuzuarit Erjon Murataj dhe biznesmenët pronar të “Integrated Energy B.V SPV” Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, janë në kërkim.