Kryetarja E Komisionit hetimor të Shëndetësisë, Albana Vokshi , ka deklaruar se bojkoti i mbledhjes së komisionin nga ana e mazhorancës, është një akt i rëndë ndaj parlamentalizmit.
Ajo shtoi se po minohet mbarëvajtja e punëve të komisionit, ndërsa ka kërkuar edhe përjashtimin nga komisioni të Plarent Ndrecës dhe Milva Ekonomit.
Vokshi tha se i është kërkuar kryetares së Kuvendit Liondita Nikolla për shkarkimin e tyre si persona të cilët janë në konflikt interesi dhe po pengojnë ;punën e komisionit.
“Mazhoranca bojkotoi komisionin pa asnjë arsye legjitime. Tjetër akt i rëndë ndaj parlamentarizmit, kontrollit parlamentar dhe hetimor. Po minohet mbarëvajtja e punëve të komisionit.
Mbledhja e fundit u mbyll zyrtarisht nga ana ime dhe nuk miratuam dot kërkesat për informacion, ende nuk ka asnjë kërkesë për informacion të miratuar pasi ligji është bërë në mënyrë të tillë sa për cdo kërkesë duhet vendim i ndërmjetëm me shumicën e deputetëve të pranishëm.
Fakti që mazhoranca ka anëtar si avokati i sterilizimit Ndreca dhe rasti i Milva Ekonomit, përbëjnë diferencën për vendimmarrje”, tha ajo.