Pas përfundimit të protestës së organizuar nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para bashkisë së Tiranës, ekspertët e kriminalistikës janë duke hetuar vendngjarjen.
Protesta zgjati rreth 3 orë dhe u shoqërua me fjalime nga përfaqësues të opozitës dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Përplasjet fizike mes protestuesve dhe policisë u dokumentuan gjithashtu. Protestuesit hodhën edhe molotov drejt godinës së bashkisë, ndërsa policia reagoi me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.