Disa qytetarë bashkë me Sekretarin Organizativ të Rithemelimit Klevis Balliu e kanë pritur kryebashkiakun e Tiranës Veliaj para SPAK-ut duke e thirrur atë ‘hajdut’.
Ndërkohë që ai u është përgjigjur duke thënë që “hajdut t’i thotë Fariut me 100 mijë euro makinë”.
Veliaj u paraqit në SPAK diçka të cilën e kishte paralajmëruar të shtunën në një intervistë për Report Tv ku tha se do shkonte të dorëzonte dokumentet për inceneratorët.
Vajtja e tij vjen pak javë pas arrestimit të disa ish-drejtorëve e drejtorëve në bashki lidhur me dosjen 5D.