Kryebashkiaku Erion Veliaj pas dëshmisë në SPAK ka zhvilluar mbledhjen e Këshillit Bashkiak online, ku ka komentuar akuzat e opozitës, teksa tha se ata shkojnë nga humbja në humbje me të njëjtin entuziazëm.
Veliaj komentoi dhe protestën teksa tha se janë ‘çapaçule më molotov’, por që nuk arrijnë dot as kreativitetin e fanatiskave të Tiranës apo Partizanit.
Ai tha se protestues të tillë nuk e kanë në vendin në Tiranë. Ai siguroi qytetarët e Tiranës se Tirana nuk do të rikthehet më në kohën e ndërtimeve pa leje dhe kur plehrat mbulonin qytetin.
Duke folur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj tha se Tirana është e pandalshme në rrugën e saj të transformimit, ndërsa ata që protestojnë jashtë godinës së Bashkisë duan të kthehen në kohën e ndërtimeve pa leje.
Gjithashtu Erion Veliaj iu përgjigj disa analistëve të televizioneve opozitare, lidhur me akuzat kundër tij.
Ai tha se secili prej analistëve që e ka sulmuar, nuk ka shqetësimin e qytetarëve, por të favoreve personale, që nuk u bëhen nga Bashkia e Tiranës.
“Ju kërkoj shumë ndjesë për vonesën në këtë mbledhje. Jam informuar, pas daljes nga SPAK, prej faktit që stani me lepuj ka rrethuar bashkinë se ju keni vendosur ta bëni mbledhjen online sepse nuk shtyjmë dot vendimet e rëndësishme, sociale për qytetin, per ata njerëz që presin ndihmën ekonomike, teksa mendoj se sot në SPAK, në vend që të më prisnin prokurorët, më pritën makinat nga 100 mijë euro të këtyre që kanë mbushur stanin me lepuj. E kuptoj që për ne është shumë e rëndësishme të japim ndihmën ekonomike, të japim bonusin e qirasë, të japim bursat për fëmijët, të japim shpërblimin për ekipin e Partizanit dhe të bëjmë disa emërtime që i kanë bere nder qytetit tonë, siç është titulli “Qytetar Nderi” per Ali Ahmetin, patriotit të madh nga Maqedonia e Veriut, shqiptarit me zemër të luftës, por edhe të punës dhe të paqes.
Si dhe disa emërtime të tjera në qytet, që kane të bëjnë me figura shumë të rëndësishme, si Remzi Hoxha, të cilin SHIK-u i Sali Berishës e vrau dhe e la pa varr. Ky qytet sot duhet të kujtojë që Sali Berisha me lepurin në bark, se stani me lepur është këtu jashte, por lepuri në bark është te rruga Mustafa Matohiti, jo vetëm i vrau dhe i la pa varr, por nuk kërkoi kurrë ndjesë dhe ky qytet ka detyrim që t’i kujtojë.
Tirana është sot ku e ku më e pastër. Ne kemi gjetur një Tiranë ku këta që këndojnë si gjeli në majë të plehut, e kishin mbushur gjithë Tiranën pleh.
Dhe këta që i ka marrë malli për kioskat, këta i ka marrë malli për Parkun Rinia që qelbej, këta i ka marrë malli që loznin bilardo mbi Lanë, mbi fekale, këta i ka marrë malli të ndërtojne kuturu në sheshin Skënderbej apo në çdo hapësirë publike, siç ka qenë Liqeni i Tiranës.
Këta janë të njëjtët njerëz që merrnin pistoleta me vete kundër këndit të lodrave dhe sot janë stan me lepuj. Dhe po të shikosh, vija tani në sheshin “Skënderbej”, mbushur sheshi me turistë qe fotografonin këta në 2024, që kanë nostalgji Shqipërinë e 1994.
Po ju’a them qartë: Shqipëria dhe sidomos Tirana e 94 nuk do të kthehet kurrë pas! Nuk ka asnjë shans! Jo në paralele dhe në palestër, por edhe në majë të Himalajës të shkojë ai që ka lepurin në bark dhe jo në ballkon te shkolla “Kosova ku meqë ra fjala donte ta bënte pallat ata nuk kanë çfarë i bëjnë Tiranës.
Unë jam i zgjedhur nga qytetarët e Tiranës, ju jeni shumica dërrmuese të zgjedhur nga qytetarët e Tiranës dhe ju garantoj se kur të shkruhet historia e këtij qyteti do mbeten veprat. Jo në majë të hekurave, por edhe në Himalaje të shkojë ai që e ka lepurin në bark. Ata s’kanë ç’i bëjnë Tiranës. Unë jam këtu i zgjedhur nga qytetarët e Tiranës, ju jeni këtu të zgjedhur nga shumica dërrmuese e qytetarëve të Tiranës dhe kur të shkruhet historia e këtij qyteti do ngelen veprat. Këta çapaçulat me molotov që janë bashkim shumë i dobët i fantiksave të Tironës dhe Partizanit, nuk u afrohen dot atyre as me kreativitet.
Se kreativiteti i tyre është bajat. Këta nuk kanë vend në Tiranë. Huri, zjarri, litari, nuk kanë vend në Tiranë, vrasja e njerëzive si Remzi Hoxha, përbuzja e aktivistëve si Tomor Malasi, mugesa e respektit për Ali Ahmetin, dhe mungesa e dinjitetit dhe dhembshurisë për ata që janë në nevojë ekonomike.
Mesazhi im për ta është shkoni nga humbja në humbje pa mungese entuziazmi, i ka mundur tre herë Edi Rama dhe PS, i kemi mundur tre herë ne dhe PS. Dhe do i mundim sërish sepse ata nuk kanë asnjë ide dhe asnjë fantazi. Ai që humbi me 60 mijë vota, humbi me keq se Lulzim Basha, ka qenë drejtor në Bashki dhe nuk mbahej mend për gjë tjetër, vetëm letargjik, llum, bixhoz e llogje.
Secili prej analistëve ka kërkuar diçka në Bashkinë e Tiranës. E di ai çfarë ka kërkuar Ben Rreli për atë portalin, që nuk jepet leje në Kopshtin Zoologjik; e di ai tjetri çfarë ka kërkuar për sondazhet që nuk i bën dhe faturon shifra të panevojshme, dhe kur s’e duan në Kosovë, në Shqipëri e shohin akoma më me përbuzje.
Prandaj vlerësohet Tirana edhe në Kosovë, se njerëzit më të poshtër, që ata i kanë përzënë, nuk qasen në Bashkinë e Tiranës dhe nuk kanë pikë aksesi.
Ai që ka ndërtuar pallat në mes të Bllokut e ka shumë kollaj të bëjë emision, se ky kryetar bashkie nuk e lë më të bëjë pallat në mes të Bllokut, duke ia vjedhur tokën e vet motrave Saleziane. Asnjë të mos ketë asnjë iluzon, secili prej atyre që është aty përballë ka interesin e tij, ka fund shpinën e vet interes, nuk i qan halli as për pastrimin, as për ndërtimin e shkollave, por ka vetëm një llogari.
Unë llogarinë e kam me qytetarët e Tiranës dhe unë jam krenar që shumica dërrmuese e llumit të analistëve, që nuk kanë qenë mentori i askujt, që nuk i kanë thënë bravo askujt, që nuk kanë rritur asnjë talent të ri edhe t’i thonë ‘ec përpara, shkëlqe’, ‘jam krenar për ty’.
Por përkundrazi, sa shohin dikë, i keni parë, janë burra nga 55-60-65-vjeç, që rrinë natën në televizione, sikur janë te ‘peshqirat’, sikur shikojnë Pornhub, dhe të eksituar si ata pitbullët, shqyejnë çdo gjë të re që u kalon përpara. Jam krenar për punët dhe jam krenar për të gjithë llumin e bashkuar kundër nesh, se njerëzit e drejtë vlerësohen jo vetëm çfarë punësh kanë bërë, por edhe sa kanë frymëzuar armiqtë dhe fundërrinat e këtij qyteti të bëhen bashkë si kurrë më përpara.
Ata kanë harruar gjithçka kanë thënë për njeri-tjetrin, vetëm të bllokohet puna, vetëm të bllokohet e mira, vetëm të bllokohet progresi.
Ja ku jam sot, le të rrinë lepujt ditën e natën, nga bashkia e Tiranës nuk na heq askush përveç popullit. Ata që janë frikacakë nuk shkojnë në SPAK. Rusvelt thoshte, mos na gjykoni vetëm për punët që kemi bërë por edhe për armiqtë. Kemi sot një vlerësim spektakolar nga turizmi botëror. 365 ditë turizëm. Sot sheshi është plot me turistë. Ata nuk mbledhin dot më shumë se turistët… Sjellja e tyre kafshërore… unë jo vetëm që nuk dorëzohem por do punoj edhe më fort.
Unë dua të inkurajoj Dumanin skuadrën e tij ecni vetëm përpara. Vetëm duke i sqaruar gjërat dhe vetëm duke ecur përpara mund ta sqarojmë kombin. Ne mund mërzitemi kur ka kolegë që duhet të sqarojnë gjëra. Tirana është bërë lajm botëror për këto arritje. Është vetëm kombëtar si SPAK ka rritur besueshmërinë e publikut, e të jetë lajm botëror për një Shqipëri që drejtësia godet.
Në qoftë se janë burra, këta që flasin përditë, le të zbresi Saliu nga ballkoni dhe të shkojë në SPAK; le të zbresë ilir Meta nga paralelet dhe të shkojë në SPAK.
Por, këta nuk janë burra, këta nuk kanë asnjë burrëri, nuk kanë asnjë nder dhe vendimet më të rëndësishme për të respektuar këta njerëz të qytetit, apo edhe për më të dobëtit që kanë nevojë për ndihmë, janë sot duke i sabotuar me këtë rrethim qesharak dhe me këtë inkuizicion patetik.
Kur them që duhet të jemi krenarë, jo vetëm për punët, por duhet të jemi krenarë edhe për çfarë kemi arritur, sesi e kemi mbledhur të gjithë llumin bashkë. Është aftësi e jashtëzakonshme ta mbledhësh gjithë llumin bashkë. Mjafton të shikoje dje emisionet e lajmeve dhe ti kupton që një nga meritat tona më të mëdha është se kemi bashkuar kundër nesh të gjithë llumin”- deklaroi Veliaj.