Ish-deputeti i PD, Belind Këlliçi e ka cilësuar kryebashkiakun Erion Veliaj gjatë protestës së sotme si një “lepurusha të vogël që për 7 orë ishte pa ngjyrë në fytyrë”, duke iu referuar paraqitjes së këtij të fundit në SPAK.
Këlliçi u shpreh se Veliaj, i cili vetëm para pak momentesh doli nga SPAK, u paraqit në ambientet e prokurorisë sepse e kishin thërritur dhe jo sepse ai vetë e ka kërkuar takimin.
Sipas tij SPAK sot gjeti guximin për të marrë në pyetje Veliajn.
“Keni parë sot një lepurush të vogël që për 7 orë e gjysmë ka shkuar si c i ka hije, pa ngjyrë në fytyrë duke mashtruar, duke pritur t’i vinte orari për tu paraqitur në SPAK ku e kishin thërritur, jo se kërkoi ai, siç tha.
Veliaj është pronar faktik i inveneratorëve. Ai ka deponuar para prokurorëve në lidhje me këtë vjedhje, që është unike në të gjithë Europën dhe botën.
SPAK sot guxoi të merrte në pyetje këtë hajdut që vodhi dhe përgjysmoi Tiranën. Ku është ai që tha para pak castesh se do vinte në mbledhjen e këshillit. Hajde këtu takoji këshilltarët bashkiakë”, u shpreh ai para protestuesve të tjerë.