30 sulme ndaj gazetarëve e medias në vend janë shënuar nga 1 janari 2023 deri më 1 maj 2024.
Denoncimi është bërë nga gazetari Isa Myzyraj i cili thekson se përveç kushteve të vështira gazetarët duhet të përballen edhe me institucionet vendase, qeverinë e partitë politike.
Ai ka bërë thirrje për reagim të gjithanshëm e solidaritet të plotë mes gazetarësh në kushtet kur liria e medias e siguria e gazetarëve është nën rrezik.
Myzyraj gjithashtu lajmëron për një protestë paqësore para parlamentit më 3 maj në orën 9 të mëngjesit.
“30 sulme ndaj gazetarëve dhe medias në Shqipëri janë shënuar nga data 1 janar 2023 deri në 1 maj 2024. Gazetarët në Shqipëri punojnë në kushte të vështira, ku si të mos mjaftojnë kushtet e punës, institucionet vendase, qeveria dhe partitë politike ua kanë bërë më të vështirë punën. Mediat kritike përballem me sulme të orkestruara deri në mbyllje, ndërsa gazetarët kurajozë hasen në sulme personale deri në dhunë fizike dhe presion për ta mbyllur gojën. Në kushtet kur liria e medias dhe siguria e gazetarëve në Shqipëri është në rrezik duhet një reagim i gjithanshëm dhe një solidaritet I plotë mes nesh, për ne e nga ne. Ndaj duke shënuar Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit me 3 maj, le të protestojmë me datën 2 maj tek Kuvendi i Shqipërisë. Kuvendi i Shqipërisë është organi më i lartë në vend, ndërsa të enjten aty do të hyjnë 140 deputetë që e kanë për detyrë të sigurojnë një mjedis të sigurtë pune për gazetarët dhe mediat. Ndaj në solidaritet me çdo koleg e me çdo redaski për 30 sulmet e vitit të kaluar, do të protestojmë paqësisht në orën 09:00 tek Parlamenti i Shqipërisë.”