Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Fitorja e Tiranës është vendimtare për qeverinë teknike të ardhshme


Kryetari i PD-së të Rithemelimit, Sali Berisha e cilëson fitoren e protestave në Bashkinë e Tiranës si vendimtare për të arritur qeverinë teknike të ardhshme.

Sipas tij nëse fitohet Tirana opozita do rikthehet në pushtet.

Berisha më tej u bëri thirrje qytetarëve dhe forcave të tjera politike të bashkohen në protestë.

Fitorja, triumfi i Tiranës, çlirimi i shtëpisë së parë të kryeqytetit është fitore vendimtare për qeverinë teknike të ardhshme.

Është fitore vendimtare për rikthimin e opozitës në pushtet.

Është fitore vendimtare për shpëtimin e Shqipërisë dhe çeljen e rrugës së integrimit të këtij vendi.

Ndaj përsëri sonte u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohemi në kauzën tonë të drejtë.

Ju bëj thirrje të gjithë atyre forcave politike, lëvizjeve politike që e ndjejnë se kleptokracia, se sundimi i drogës, bandave dhe krimit të Edi Ramës janë dramë e vërtetë kombëtare për shqiptarët.

Të bashkohemi, të përmbushim misionin tonë, shpëtimin e Shqipërisë.

Është koha e provës, është ora e provës për çdo shqiptar që ndjehet opozitar.

Për çdo shqiptar që përjeton padrejtësi në kurrizin e tij.

Të bashkohemi në një front të përbashkët.

Fitoren e kemi të sigurt”-deklaroi Berisha.