Ish-kryeministri Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, sipas të cilit, shefi i Edukimit në burgun e Fierit Nazmi Doko është dhunuar dhe ka përfunduar në koma, duke denoncuar policinë për mbajtjen e ngjarjes të fshehtë.
Po kështu në denoncimin e publikuar nga Berisha, thuhet se në burgun e Fierit ka pasur revoltë para pak ditësh dhese disa policë janë rrahur nga të dënuarit.
Shkak për këtë sipas denoncuesit është bërë trajtimi i aministisë dhe dokumentet për ta përfituar atë.
Denoncimi
“Revoltë në burgun e Fierit! Në koma shefi i edukimit në burgun e Fierit! Disa policë plagosen nga të burgosurit. Ngjarja mbahet sekret si në shpellat e mafies!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!
Miredita i nderuar doktor Berisha! Me japin nje info, per nje ngjarje ne burgun e Fierit Shefin e edukimit ne kete burg Nazmi Doko e kane goditur me sende te forta dhe ka qene ne spital ne gjendje kome, deri sot Sot ka dal nga koma dhe eshte ne spital Si dhe disa polic jane rrahur nga te burgosurit gjate diteve te amnistise, per menyren se si i kane trajtuar nga ana shkresore per perfitimet Deri tani nuk kane dhene asnje lajme edhe mediat e mbajne te fshehte dhe nuk japin info goditjen e shefit te edukimit, e kane goditur ne rruge! Respekt.”