Vendosni fjalën kyçe....

Mblidhet Komiteti Drejtues i PL-së/ Meta: Në mandatin e parë të qeverisë do dyfishojmë pagat e punonjësve, mësuesve dhe mjekëve


Presidenti i PL, Ilir Meta thotë se partia ka një program ambicioz me 5 prioritete me qëllim kthimin e 4 mln shqiptarëve. Meta thotë se vendi ynë ka pagat dhe pensionet më të ulëta në rajon, ndërsa qeveria ka rritur borxhin publik. Ai thekson se kostoja e jetesës është rritur për shkak të rritjes së çmimeve. Presidenti i PL u ndal edhe te 5 prioritetet, nga ndalimi i shpopullimit te rritja e pensioneve dh e pagave.  

“Partia jonë është e qartë me 5 prioritete kryesore. Ndalimin e shpopullimit, rritje pensionesh dhe pagash, investimi ë arsim dhe kapitalin njerëzor, bujqëria dhe ulja e kostos së jetës, Shqipëria fuqi eksportuese. Programi i PL është ambicioz, realist. Sot vendi ynë ka pagat dhe pensionet më të ulëta. Paga mesatare është 1.5 herë me e ulët se në Bosnje dhe Maqedoni, 1.6 herë më e ulët se në serbi dhe Mal të zi. Masa e pensionit është dy herë me e ulët në Kosovë, a ka logjikë kjo. 

Pensioni 2.1 herë me i ulët se në Maqedoni. Qeveria e Rilindjes ka shtuar barrën e borxhit, është rritur kosto e jetesës nga rritja  e çmimeve, veçanërisht nga rritja e çmimeve ushqimore dhe apartamenteve. 50 mijë apartamente bosh, çmimet i dini ju, sa ka vajt qiraja në Astir. 

Jemi parti e 5 prioriteteve për 4 mln shqiptarë plus. Angazhohemi që në mandatin e parë qeverisë të dyfishojë pagat e punonjësve, mësuesve, të mjekëve dh e infermierëve dhe i kemi të gjitha mundësitë. Të dyfishojmë pensionet për ta rritur mbi nivelin e rajonit, të ulë nivelin e varfërisë dhe të zhdukë nga harta e Shqipërisë varfërinë ekstreme”, tha Meta.