Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Vendin e ka mbuluar një varfëri ekstreme, pensionet janë skandaloze


Kryetari i Partisë së Lirisë gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë, tha se pensionet në Shqipëri janë skandaloze.

Sipas tij vendin e ka mbuluar një varfëri ekstreme.

Meta tha më tej se forca e tij politike do bëjë një sistem fiskal që ekonomia të performojë mirë por pa dhënë detaje se si.

Vendin e ka mbuluar një varfëri ekstreme. Duhet të largojmë këtë varfëri. Angazhimet tona janë konkrete. Pensionet janë skandaloze. Mjafton që të marrim modelet më të mira të vendeve të rajonit.

Rilindja dyfishoi edhe borxhin e Shqipërisë. Çdo bebe që lind në Shqipëri ka borxhe mbi 4800 euro. Ne do të bëjmë një sistem fiskal, që ekonomia të performojë mirë”-deklaroi Meta.