Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy makina në tunelin e Kalimashit, plagosen dy persona


Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në tunelin e Kalimashit.

Dy makina u përplasën me njëra tjetrën duke lënë të plagosur dy persona të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Në tunelin e Kalimashit, me drejtim lëvizjeje Milot-Morinë, automjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen M. T, është  përplasur me automjetin tip “Benz”,  me drejtues shtetasin A. K.

Dy pasagjerët, shtetasit D.T. dhe I.T, që udhëtonin me automjetin me drejtuese shtetasen M.T., janë dërguar në spital për kontroll mjekësorë.

Shërbimet e Policisë menjëherë bënë të mundur hapjen e rrugës dhe lëvizja e automjeteve vijon e lirë në tunel.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të  aksidentit”-njofton policia.