Vendosni fjalën kyçe....

Protesta/ Nga Ministria e Arsimit, mësuesit zhvendosen tek Kryeminstria: Financoni arsimin publik


Sindikatat e mësuesve e kanë zhvendosur protestën e tyre këtë 1 maj, nga ministria e Arsimit tek Kryeministria. Një prej mësuesve foli gjatë protestës duke bërë thirrje qeverisë, të financoj arsimin publik.

“I jepni mësuesit 10 muaj transporti. Financoni arsimin publik. Pa arsim publik, nuk ka arsim cilësor. Se nga financimi vjen dhe ngarkesa për mësuesi. Aq më shumë mësues cilësor do kemi. I nderuar zoti kryeministër plotëso kërkesat e sindikatave”, u shpreh njëri prej arsimtarëve.

Ndërkohë një tjetër paralajmëroi ministrinë e Arsimit të bashkëpunoj me sindikatat në protestën e tyre, ndryshe do përshkallëzohet lëvizja.

“Në rast se Ministria e Arsimit nuk do bashkëpunoj nënshkruesit e kësaj kontrate kolektive, sindikatat do përshkallëzojnë në lëvizje sindikale, në protesta, në greva”, tha ai.