Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ndërsa përshëndeti reagimin e Policisë Kufitare dhe Rojës Bregdetare që shpëtoi 11 turistë në det në Vlorë, pasi mjeti lundrues pësoi defekt, bëri thirrje edhe për masa ndëshkimore për mjetet detare.
Balla kërkoi nga operatorët turistikë që të mos dalin në lundrim të pacertifikuar.
Ministri i Brendshëm tha se masat ndëshkimore do jenë të ashpra dhe do bllokohen sipas ligjit.
“Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare janë në çdo moment në krye të detyrës për të ofruar ndihmë, siç edhe ka ndodhur sot. Nuk mund të rrezikohet kurrësesi nga papërgjegjshmëria jeta e pushuesve”, u shpreh Balla.