Vendosni fjalën kyçe....

Tiranë/ I dehur përplasi tre mjete të parkuara dhe u largua, AMP arreston efektivin e Gardës


TIRANË- Një efektiv i Gardës ka rënë në pranga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi ka përplasur 3 makina të parkuara dhe është larguar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të 30 prillit, në vendin e quajtur Kryqëzimi i Porcelanit në Tiranë. Inspektori A.LL., rezulton se ka qenë në gjendje të dehur. Pasi është arrestuar është dërguar në komisariatin numër 4, ku i është bërë edhe testi i alkoolit, i cili ka rezultuar pozitiv.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës Inspektor A.LL., 49 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi.

Arrestimi u krye pasi rreth orës 20:00, duke udhëtuar me automjetin e tij në vendin e quajtur Kryqëzimi i Porcelanit, rruga “Zini Sako” ka dëmtuar tre automjete të parkuara dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, njofton AMP.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprat penale “Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit” dhe “Largim nga vendi aksidentit”.