Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj nga Farka: Imagjinoni të futet Mul Noka, goca e Saliut e çuni i Fariut, hienat do shkojnë poshtë e më poshtë…


Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj ka ironizuar nga Farka protestuesit e Rithemelimit dhe përfaqësuesit e saj duke thënë se Tirana do shkojë lart e më lart ndërsa hienat poshtë e më poshtë.

Teksa foli para banorëve të zonës ai tha se Mul Noka (Flamur Noka), goca e Saliut (Argit Berisha) dhe çuni i Fariut (Klevis Balliu) duan të futen brenda bashkisë që nuk është pronë e tij po e qytetarëve.

Veliaj tha gjithashtu se ata i duan protestat për dhunë.

“Kur mendoj se një pjesë e vogël ende beson te vandalizimi, te sherri, te molotovi, te shtyrja e policëve, harrojnë se bashkia nuk është ajo godina ku kam zyrën unë. Bashkia janë njerëzit, bashkia janë punëtorët, bashkia janë projekte, bashkia është ky komunitet që i ka dhënë dashuri, cilësi dhe një kontribut të jashtëzakonshëm. Këta janë bashkia, nuk është një ndërtesë. Futu në ndërtesë, por çfarë do bësh? Imagjinoni të futet Mul Noka në ndërtesë, çfarë do bëjë? S’ka drejtuar ndonjëherë shtet, s’ka bërë ndonjëherë prokopi. Imagjino të futet goca e Saliut dhe çuni i Fariut… futuni, është një ndërtesë, por nuk është ndërtesa institucioni. Institucioni, bashkia e qytetit, janë njerëzit e mrekullueshëm që punojnë përditë e përditë Tirana do shkojë lart e më lart, hijenat do shkojnë poshtë e më poshtë. Puna do vlerësohet gjithmonë e më shumë dhe llapaqenëria do vlerësohet gjithmonë e më pak. I kërkojnë protestat për dhunë në emër të një institucioni për teatrin që nuk ishte monument kulture por kashtore qerpiçi, që as në Farkë nuk ka ngelur banesa të tilla” , tha Veliaj.