Ali Ahmeti: Tirana sot është krejt tjetër dhe kjo më gëzon mua dhe çdo shqiptar


Ali Ahmeti mbajti fjalën e tij në ceremoninë e dhënies së titullit ‘Qytetar Nderi i Tiranës’ në bashkinë e kryeqytetit. Ahmeti falenderoi kryebashkiakun Veliaj si dhe të gjtihë pjesëmarrësi, për këtë nder.

Ai u shpreh se Rrethanat ndryshuan dhe ne ndryshuam strategjinë duke parë gjeopolitikat, gjeostrategjitë dhe u përkushtuam në çlirimin e Kosovës.

Ndër të tjera ai tha se situata me luftën e Kosovës Ishte situatë e pakontrollueshme, sepse shqiptarët në Maqedoni ishin të marxhinalizuar.

“Unë kam miq këtu shumë, Ilirin, Shkëlqimi, Ismeti, të dashur Soko Pezën, i dashur Shaban, profesor, i dashur Erion. Do të doja t’ju falenderoj nga zemra. Kjo është Tirana edhe e Adem Jasharit. Kjo është Tirana edhe e Zahir Pajazitit, por kjo është Tirana edhe e Fehmi Ladrovcit. Kjo është Tirana që akoma buzëqeshja kur ka parë kompaninë e parë që po futet në Kosovë e Luan Haradinajt. 

Si djalin e vetë e ka mbajt, nëna Dritë. Kjo nanë, Tirana, Shqipëria ka qenë e varfër por ne na ka mbajtur ngrohtë në gjirin e saj, me qindra janë dëshmor, heronj të kombit që nëna këtu në prehrin e vet i ka mbajtur. Do të doja t’ju falënderoj por 1 fjalë e një plaku të urtë na tha: mos e falenderoni njëri-tjetrin se keni punuar në arën tuaj, vetëm punë e mbarë të thuhet kur gjithë punët bëhen. Por vërtetë Shqipëria ka ndarë bukë e kryp me zemër me ne. Me të gjithë ata që nuka janë sot, por është Kosova shtet, janë shqiptarët shtet formues. 

E kam thënë që kur kemi nisur veprimtarinë e kemi nisur për bashkimin e tokave shqiptare, ka dhe asisoj që thonë jo e kemi nisur për demokraci,  ne e kemi nisur për bashkimin e tokave. Rrethanat ndryshuan dhe ne ndryshuam strategjinë duke parë gjeopolitikat, gjeostrategjitë dhe u përkushtuam në çlirimin e Kosovës, por pa garancinë e kryeministrit të asaj kohe që nuk do ketë kryengritje në Maqedoni. Shqiptarët që morën pjesë në luftën e Kosovës, u vranë në burgje. Ishte situatë e pakontrollueshme, sepse shqiptarët në Maqedoni ishin të marxhinalizuar. I dashur Edi edhe ju e keni në qendrën e Tiranës Skëndërbeun, por edhe unë e kam në Shkupin e vjetër në qendër. 

Edhe ju me krenari është flamuri kombëtar por edhe dënohen nëse nuk e kam flamurin kombëtar, në kancelari, në zyra, në komuna, 5000 euro është gjoba. 3 universitet, i dashur Edi ia kemi marrë kazermat Mlladiçit. I dashur Erion, përsëri kazerma e Mlladiçit është universiteti i Tetovës. Kemi dhe shumë punë për të bërë, dua të falenderoj nga zemra për mbështetje, përkrahje që na ka dhënë shteti shqiptar. Tirana, e njoh Tiranën e 91 dhe sot nuk e njoh Tiranën e 2024. Humb, nuk e di ku jam. 

Tirana është tjetër, krejtësisht dhe kjo më gëzon mua, gëzon çdo shqiptar që vjen dhe viziton. Ne e dashura kryetarja e kuvendit se ishe përzi me shoqen time… dua t’ju falenderoj shumë për këtë nder. Do përpiqem Erion të jem qytetar i disiplinuar, çfarë do aktiviteti të keni do jem pjesëmarrës sepse është dhe qyteti im. Këtë nder e ndaj me të gjithë bashkëluftëtarët e mi patriotë, të burgosurit politik. E ndaj me 3000 mbetje mortore në vendlindjen time në nënën shqiptare, për atë flamur janë vrarë, për atë gjuhë. Më keni nderuar mua, ju falemnderit shumë, suksese paçi në gjitha veprimtaritë e jetës”, tha Ali Ahmeti.