Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj: Kuvendi po shkel të drejtën e diasporës për të votuar


Enkelejd Aliabeaj, në fjalën e tij jashtë Kuvendit, u shpreh se Parlamenti është në shkelje të Kushtetutës për zvarritjen e çështjes së votës së diasporës.

Ai tha se çdo të enjte që nuk diskutohet heqja e imunitetit, vettingu i politikanëve dhe interpelancave të kërkuara, është thikë pas shpinës së shqiptarëve

“Kemi paraqitur disa kërkesa zonjës kryetare të Parlamentit, që është kallëzuar në SPAK nga ne. Kemi paraqitur disa iniciativa ligjore. Ky parlament u bë prej disa muajsh që është në shkelje totale të Kushtetutës për votën e diasporës. Çdo ditë që kalon është shkelje e kësaj të drejte. 

Po e zvarrisin në skutat e Parlamentit Reformën Zgjedhore. Çudia më e madhe është për interesa okulte natën e gjetën gjuhën e përbashkët për Amnistinë Penale. PD për një nga kërkesat e gjysmës së shqiptarëve e ka çuar deri në fund misionin e saj për votën e diasporës.

Çdo të enjte që nuk diskutohet heqja e imunitetit, vettingu i politikanëve dhe interpelancave të kërkuara, është thikë pas shpinës së shqiptarëve”, tha ai.