Vendosni fjalën kyçe....

Balla i përgjigjet Salianjit: Shqipëria destinacion i sigurt turistik, lufta kundër krimit të organizuar prioritet


Ministri i Brendshëm Balla, i thirrur në interpelancë nga deputeti demokrat Ervin Salianji, tha se Shqipëria është destinacioni sigurt turistik. Ai tha se lufta kundër krimit të orgabizuar është prioritet i qeverisë.

Ai përmendi operacionin kundër trafikimit të lëndëve narkotike pranë shkollave si një nga sukseset e institucionit që drejton.

Balla tha gjithashtu se dhjetëra punonjës policie janë çuar për hetim ose janë pezulluar lidhur me përfshirjen e tyre në veprimtari kriminale.

“Kam nderin të jem ministër i Brendshëm prej 300 ditësh. Lajmi më i përhapur sot është certifikimi ynë si destinacion i sigurt turistik, i është pastruar një herë e përgjithmonë vendit imazhi i së shkuarës. Turistët fjala e parë që thonë është që u pëlqen siguria. Flasim për turistë nga vend që sigurinë e kanë të lartë. Janë turistë që ndihen të sigurt në vendin tonë. Lufta kundër krimit të organizuar është prioritet i kësaj qeverie. Sapo janë arrestuar dy personazhe të botës së krimit, dhe do të ekstradohen nga Italia dhe Spanja. 2023 shënon vitin me shifrat më të ulëta të vrasjeve në 30 vite”, tha Balla.