Kreu i grupit parlamentar demokrat Bardhi tha para hyrjes në Kuvend se dënon sulmet ndaj gazetarëve e medias teksa dhjetëra gazetarë po zhvillojnë një protestë.
Ai tha se liria e shtypit është një nga shtyllat e demokracisë dhe se gazetarët shpeshherë janë përballur me autoritarizmin e Ramës.
“I dënojmë sulmet ndaj medias. Liria e shtypit është një nga shtyllat e demokracisë. Gazetarët e terrenit kanë vështirësitë tuaja ashtu si media ka qenë pre e autoritarizmit të Ramës. Janë raste që turpërojnë jo vetëm ata që e kanë kryer por të gjithë politikën. Në emër të grupit të PD keni mbështetjen e plotë tonën për të bërë punën tuaj”, tha Bardhi.