Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Rama telefonoi gazetarin e RAI 3 për të mbrojtur Olsin për laboratorin e Xibrakës, të vijë në interpelancë


Kreu i grupit parlamentar demokrat Bardhi i kërkoi kryetares së Kuvendit Nikolla që të çojë përpara kërkesën për interpelancë me kryeministrin Rama lidhur me atë që e quajti ndërhyrje te media italiane RAI 3 pas reportazhit të kësaj të fundit.

Bardhi tha nga foltorja se kreu i qeverisë ka ndërhyrë të media italiane për të mbrojtur emrin e të vëllait që del në reportazhin e medias në fjalë për laboratorin e drogës në Xibrakë, sipas kreut të grupit parlamentar demokrat.

“Mbylle gojën aty gore, na ngre nervat që në mëngjes…Kur ka reflektim nga ju ka reflektim edhe nga ne. Javën e shkuar kërkuam që Rama të vinte të jepte llogari për emrin e të vëllait për përfshirjen e tij në laboratorin e drogës në Xibrakë. Kjo gjë është pohuar nga kryeministri Rama se ka ushtruar ndërhyrje ndaj gazetarëve që kanë bërë reportazhin e RAI 3. Rama ka thënë se ka ndërhyrë për të mbrojtur Sekretarin e tij Agaçi po në fakt e ka bërë për të mbrojtur të vëllain. Nxisim drejtësinë të hetojë në mënyrë të pavarur laboratorin e drogës në Xibrakë. Rama duhet të japë llogari për ndërhyrjen në median italiane. Kjo jo vetëm cenon lirinë e medias po prish imazhin e Shqipërisë ë arenën ndërkombëtare. Rama duhet të sqarojë mbi arsyet dhe përmbajtjen e telefonatës me drejtorin e RAI 3. E ka telefonuar gazetarin e RAI si kryeministër dhe duhet të përgjigjet për këtë.“ – tha Bardhi.