Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi replikoi me kryetaren e Kuvendit Nikolla lidhur me kërkesën e Rithemelimit për interpelancë me kryeministrin Rama lidhur me reportazhin e RAI 3 ku përmendet emri i tij.
Bardhi tha se deputetët e opozitës duhet të informohen lidhur me kërkesën e bërë.
“Kërkesat për interpelancë të PD i fusni në sirtar, nga ana tjetër kërkesat për interpelancë me kryeministrit as nuk njoftoni Kuvendin. E keni bërë rrugë. Duhet të ishte interpelancë në rastin me RAI3.
Keni detyrimin që nëse keni marrë vendim për të mos pranuar interpelancën, duhet njoftuar.
E kuptoj që keni frikë edhe t’ja përmendni emrin Ramës, por Kuvendi nuk ka frikë ta thërrasë në interpelancë e t’i kërkojë llogari. Të japë llogari Meloni e mos japë Rama…Informoni seancën për mbërritjen e interpelancës.” – tha Bardhi.