Pas jo-së së Xabi Alonso, Julian Nagelsmann dhe Ralf Rangnick, Bayern Munich ka bërë një ndryshim të rëndësishëm drejtimi për zgjedhjen e pasuesit të Tuchel.
Emri që po fillon e përflitet shumë në korridoret e zyrave të bavarezëve është Roberto De Zerbi.
Për momentin nuk ka konfirmime për negociatat në vazhdim mes De Zerbit dhe Bayernit, me kohën që do jetë treguesi më i mirë.
Për të liruar trajnerin italian, klubi gjerman do të duhej të paguante klauzolën prej 15 milionë eurosh.