Vendosni fjalën kyçe....

Gjenden të pajetë e me shenja dhune në trup çifti i të moshuarve në Dropull


Një çift të moshuarish janë gjetur të pajetë me shenja dhunë në trup.

Kosta Ilia 84 vjeç dhe bashkëshortja Kleoniqi Ilia 88 vjeçe janë gjetur në banesën e tyre në fshatin Bodrishtë të Bashkisë Dropull.

88 vjeçarja është gjetur brenda banesës ndërsa bashkëshorti në oborr.

Policia ka mbërritur në vendngjarje ndërsa dinamika e shkaqet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende.

Sipas policisë nuk janë gjetur shenja të hyrjes me dhunë në banesë nga grabitës të mundshëm.

Njoftimi

“Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore. Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet  intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”