Vendosni fjalën kyçe....

Kongresi paralajmëron Gjykatën Ndërkombëtare për urdhërarrestet ndaj krerëve të Izraelit


Ligjvënësit republikanë dhe demokratë amerikanë kanë bërë thirrje për hakmarrje ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) nëse lëshon urdhërarreste për figura të larta izraelite për rolet e tyre në krimet e dyshuara të luftës kundër palestinezëve.

Ligjvënësit amerikanë kanë lëshuar një deklaratë duke paralajmëruar për “pasoja”, në përgjigje të raporteve të mediave se gjykata me bazë në Hagë do lëshojë urdhër për arrestimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe zyrtarëve të tjerë izraelitë. Përfaqësuesi i SHBA-së Brad Sherman shprehu kundërshtimin e tij ndaj çdo lëvizjeje të ICC kundër udhëheqësve të shtetit izraelit.

“ICC me sa duket konsideron urdhërat ndaj liderëve izraelitë për vetëmbrojtje legjitime,” tha kongresmeni me 14 mandate. Sherman shtoi më tej se “Presidenti Joe Biden duhet ta dënojë këtë dhe unë e di që Kongresi do sigurojë pasoja për një vendim kaq absurd.”

Urdhërarrestet e mundshme janë të lidhura me hetimin e ICC-së për mizoritë e supozuara nga ushtria izraelite dhe grupet militante palestineze që datojnë që nga viti 2014. Axios raportoi të hënën se Netanyahu i kishte kërkuar Bidenit të ndalonte ICC-në nga përpjekjet për ta ndjekur penalisht atë ose zyrtarë të tjerë në qeverinë e tij.