Kanë përfunduar ndeshjet e para gjysmëfinale në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.
Bayer Leverkuseni i Xabi Alonsos nuk ka të ndalur as në Ligën e Evropës.
Kampioni i ri gjerman triumfoi 0:2 ndaj Romës në udhëtim duke marrë një avantazh shumë të madh për ndeshjen e kthimit.
E në duelin tjetër, Marseille barazoi 1:1 me Atalantan në Francë.
Në Ligën e Konferencës pati një befasi të madhe.
Ishte Aston Villa e cila u mposht në shtëpi 2:4 nga Olympiacos dhe do ta ketë shumë vështirë përmbysjen në ndeshjen e kthimit në Greqi.
Kurse në ndeshjen tjetër, Fiorentina fitoi 3:2 në shtëpi ndaj Club Brugge.
Ndeshjet e kthimit zhvillohen javën tjetër më nëntë maj.